Single service

Mungesa e dhëmbëve

Rastet kur mungon një ose më shumë dhëmbë, janë nga rastet më të shpeshta të malformacioneve kongjenitale (defekte, çrregullime të lindura). Mungesa e dhëmbëve është një nga problemet më të shpeshta të zhvillimit të fëmijëve. Më se 30% të popullatës i mungon një ose më shumë dhëmbë të pjekurise (molar i tretë). Mbi 5% kanë mungesë të paradhëmballes së dytë (paramolari i dytë), ose incizivi lateral i sipërm (dhëmbi i dytë kur numërohet nga mesi). Mungesa e një numri të madh të dhëmbëve është shumë më e rrallë.

Ky deficit është shumë delikat kur ekziston në pjesën e përparme, dhe mund të zgjidhet edhe me ura ose implante. Ndonjëherë kaninët (dhëmbi i syrit) mund ta mbyllin hapsirën ku mungon incizivi lateral. Aparatet ortodontike jane zgjidhja për hapjen ose mbylljen e hapësirës në këto raste.