Njihuni me
Dr. Lekë Jakupin
Unë ndihem shumë me fat që merrem me ortodonci dhe në këtë mënyrë më është dhënë mundësia që të ndihmoj të tjerët me rregullimin e dhëmbëve si dhe përmirësimin e pamjes së tyre.
Në përgjithësi Stomatologjia është një profesion shumë i këndshëm, e posaçërisht Ortodoncia që konsiderohet kulminacioni në këtë profesion. Kjo është dega më precize, më delikate dhe më elegante e Stomatologjisë, sepse paraqet kombinim të Artit dhe Shkencës. Është një lëmi që kërkon planifikim dhe angazhim të madh, por në fund rezultati i terapisë është dicka e mrekullueshme që justifikon tërë procesin.
Synimi im është të kem ordinancë moderne, sipas standardeve perëndimore dhe me një qasje të afërt dhe sa më bashkëkohore ndaj pacientëve.
Jam krenar që kam mundësinë të kontribuoj në vendin tim duke ofruar kujdesin më cilësor ortodontik.
Edukimi dhe Edukimi i Vazhdueshëm
Unë kam diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë, në Prishtinë, Kosovë.
Kam specializuar në Universitetin Sh. Kirili dhe Metodi, Fakulteti i Stomatologjisë, në Shkup, Maqedoni.
Gjatë specializimit kam ndjekur një numër seminaresh, simpoziumesh dhe kongresesh të Stomatologjisë dhe Ortodoncisë.
Jashtë Ordinancës
Jam nga Prishtina dhe këtu kam jetuar tërë kohën, përveç gjatë një periudhe 4 vjeçare kur kam shkuar për të specializuar në Shkup. Në kohën e lirë më pëlqen të lexoj si dhe të jem aktiv duke ecur. Një sport që gjithashtu më pelqen është noti. Më pëlqen muzika dhe iPod-in e kam plot!
Filmat janë një nga gjërat që s’ju rezistoj dot.
Më pëlqen të udhëtoj. Shpesh e vizitoj Amerikën. Udhëtimi mi ka hapur horizontet dhe më ka bërë më liberal në shumë aspekte.
Unë nuk e përcjell as politikën as gjërat e tjera që lidhen me të.