Kontakti
Contacts

  • Rruga Agim Ramadani, Prishtinë
  • +383 (0) 44, 69 68 18
  • lekejakupi@yahoo.com

Orari
i punës

  • Monday – Friday 10 am - 5 pm
  • Saturday Mbyllur
  • Sunday Mbyllur

Me vendosmërinë më të madhe ne jemi të përkushtuar të përcaktojmë cila zgjidhje terapeutike ju përshtatet specifikave dhe nevojave tuaja individuale. Buzëqeshja juaj është prioriteti ynë!

ORDINANCA SPECIALISTIKE “ORTODONCIA”

Për Ortodoncinë
dhe Tretmanet

Ortodoncia është degë e stomatologjisë e cila merret me studimin e rritjes së dhëmbëve, nofullave dhe fytyrës dhe me studimin dhe trajtimin e malokluzioneve (dhëmbëve të shtrembërt-kafshimeve të çrregullta). Fjala Ortodonci ka origjinë Greke, nga fjalët ortos-drejtë ose i/e rregullt dhe nga fjala odus- dhëmb. Malokluzionet mund të paraqiten për arsye gjenetike, ose te shkaktohen nga faktorët e jashtëm. Ato mund të manifestohen si çrregullim i rradhitjes së dhëmbëve, disproporcion i dhëmbëve ose/dhe i nofullave, diskrepancë e raporteve ndërnofullore etj.

Edward Angle (Eduard Engël), nje dentist Amerikan, ishte i pari jo vetëm që e definoi Ortodoncinë si një lëmi të re, por gjithashtu dha një kontribut të madh në zhvillimin e mëtutjeshëm të ortodoncisë. Ai konsiderohet si “Babai i Ortodoncisë”.

Ortodoncia ka evoluuar gjatë shekullit XX, e posaçerisht në vitet e para të këtij mileniumi. Teknika të reja dhe materiale moderne e kanë përmirësuar tërë procesin, si në pikëpamje diagnostike, ashtu edhe në atë terapeutike.

Për Fëmijë dhe të rritur

Më së miri është që fëmijët të vizitojn[ ortodontin deri në moshën 7 vjeçare, në mënyrë që të të marrin mendim për trajtim eventual ortodontik. Molarët e parë të përhershëm (dhëmballa e parë) dhe incizivët (4 dhëmbët e përparmë) zakonisht kanë dalë deri në këtë moshë dhe mundësojnë vlerësimin e problemeve eventuale. Kur trajtimi fillohet herët, ortodonti mund të orientojë rritjen e nofullave dhe daljen e dhëmbëve të përhershëm. Trajtimi i hershëm mund ta rregullojë gjerësinë e harkut të sipërm dhe të poshtëm, mund të krijojë hapësirë për dhëmbët e përhershëm, mund ta eliminojë nevojën për ekstrakcionin (nxjerrjen) e dhëmbëve të përhershëm, mund ta reduktojë shansën e impakcionit (kur dhëmbët mbeten në nofullë- nuk dalin), të korrigjojë thithjen e gishtit/gishtërinjëve dhe të eliminojë gëlltitjen abnormale, ose problemet në të folur. Me fjalë të tjera, trajtimet e hershme mund të eliminojnë, ose lehtësojnë trajtimet eventuale në të ardhmen.

Planifikimi i hershëm mund t’ju shpëtojë buzëqeshjen në të ardhmen

Fëmijët rriten shpejt dhe mund të përfitojnë shumë nga trajtimet ortodontike me ndihmën e aparateve të cilat e orientojnë rritjen e nofullave. Kështu, mund të krijohet një bazë e mirë e cila siguron hapësirë adekuate për të gjithë dhëmbët e përhershëm. Kjo mund të parandalojë ekstrakcionin(nxjerrjen) e dhëmbëve të përhershëm dhe mund të korigjojë dendësinë dhe/ose procedurat kirurgjike. Nëse këto situata lihen të patrajtuara deri në momentin e daljes së dhëmbëve të përhershëm, mund të ketë si pasojë diskrepancë aq të madhe të nofullave sa që edhe me terapi fikse mund të jetë vështire të arrihet rezultat ideal.

Trajtimet ortodontike mund të aplikohen në çdo moshë. Të rriturit e çmojnë edhe më shumë buzëqeshjen e bukur. Një në pesë pacientë në ortodonci është mbi 21 vjeç. Operacionet kirurgjike të nofullave janë të nevojshme më shpesh te të rriturit, për arsye se nofullat e tyre e kanë përfunduar rritjen. Të rriturit poashtu mund të kenë përjetuar ndonjë dëmtim, ose humbje të dhëmbëve dhe strukturës kockore e cila i rrethon dhe mund të kenë nevojë për trajtim parodontologjik (për mishin e dhëmbëve dhe strukturën fqinje), para, gjatë dhe/ose pas trajtimit ortodontik. Humbja e kockës mund të kufizojë gjithashtu sasinë dhe drejtimin e lëvizjes së dëshiruar të dhëmbëve.

Një rol tjetër shumë i çmuar është trajtimi ortodontik ndihmës në rastin e pacientëve të protetikës. Këto lloj trajtimesh përgatisin (forcojnë) dhëmbët për konstrukcione protetike.

Analizat-të dhënat individuale për çdo rast e përcaktojnë trajtimin tuaj unik

Dosja me të dhëna ortodontike është e nevojshme për ta përcaktuar llojin e trajtimin, aparatet të cilat do të përdoren, kohëzgjatjen e trajtimit dhe frekuencën e vizitave. Të dhënat përfshijnë: modelet e dhëmbëve, rentgenin e nofullava dhe dhëmbëve-Ortopanin dhe fotografitë. Në raste të veçanta është i nevojshëm edhe Cefalogrami (rentgeni i kokës, kryesisht në profil).

Dendësia
e dhëmbëve

Dendësia e dhëmbëve është një gjendje te e cila mungon hapsira për vendosjen-rradhitjen e të gjithë dhëmbëve dhe si pasojë do të jenë të dendur, nganjëherë pothuajse një mbi një. Kryesisht shkaktohet nga faktorët gjenetik (p.sh. nofullat e vogla ose dhëmbët e mëdhenj) ose nga faktorët e jashtëm si shprehia e kafshimit të thonjëve dhe thithja e gishtit.

Lexo më Shumë

Kafshimi
i Hapur

Është një gjendje e cila paraqitet kur disa dhëmbë, më shpesh dhëmbët frontal-të përparmë, nuk kontaktojnë me dhëmbët e nofullës së kundërt, kështuqe në kafshim mbetet hapsire mes tyre. Gjenetika mund të krijoje situata ku nofulla e poshtme dhe e sipërme nuk janë me formë të rregullt. Thithja e gishtit dhe e gjuhës, interponimi (futja e gjuhës ndërmjet buzëve) janë shprehi të cilat mund të kenë efekt në zhvillimin e kafshimit të hapur. Shumë persona me këtë problem, të shprehur mesatarisht ose rëndë kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Gjithashtu në koordinim me operacionin duhet të planifikohet edhe tretmani orotodontik, që të arrihet efekti optimal te këta pacientë.

Lexo më shumë

Kafshimi
i Thellë

Kafshimi i thellë do të thotë që dhëmbët e përparëm të sipërm dhe të poshtëm mbulohen më shumë se mesatarisht. Ndonjëherë mund të ndodhë që dhëmbët e poshtëm ta prekin qiellzën.

lexo më shumë

Kafshimi
i kryqëzuar

Në shumicën e rasteve, kjo do të thotë që një ose më shumë dhëmbë të jenë në pozitë të kundërt p.sh. dhëmbët e sipërm mund të jenë brenda dhëmbëve të poshtëm kur nofullat janë të mbyllura-në kafshim. Normalisht dhëmbët e sipërm janë ata të cilët i mbulojnë dhëmbët e poshtëm. Dy nga shkaktarët më të shpeshtë të kafshimit të kryqëzuar janë trashëgimia dhe rënia e vonuar e dhëmbëve të qumështit. Të dy këta faktorë mund të shkaktojne daljen e dhëmbëve në pozitë të kryqëzuar. Fëmijët është më e lehtë të trajtohen sepse janë në fazë të rritjes. Në rastë ekstreme, vjen në konsiderim edhe operacioni

lexo më shumë

Mungesa
e dhëmbëve

Rastet kur mungon një ose më shumë dhëmbë, janë nga rastet më të shpeshta të malformacioneve kongjenitale (defekte, çrregullime të lindura). Mungesa e dhëmbëve është një nga problemet më të shpeshta të zhvillimit të fëmijëve. Më se 30% të popullatës i mungon një ose më shumë dhëmbë të pjekurise (molar i tretë). Mbi 5% kanë mungesë të paradhëmballes së dytë (paramolari i dytë), ose incizivi lateral i sipërm (dhëmbi i dytë kur numërohet nga mesi). Mungesa e një numri të madh të dhëmbëve është shumë më e rrallë.

Aparatet ortodontike jane zgjidhja për hapjen ose mbylljen e hapësirës në këto raste.

lexo më shumë

Rrallësia
e dhëmbëve

Kur ekziston diskrepanca e madhësise së dhëmbëve dhe nofullave, paraqiten hapësirat në mes të dhëmbëve. Kjo gjendje mund të jetë e gjeneralizuar, në një grup të dhëmbëve, ose e lokalizuar.Kjo gjendje mund të trajtohet me aparate fikse.

lexo më shumë

Protrudimi
i dhëmbëve

Karakterizohet me një situatë ku zakonisht dhëmbët e sipërm janë në pozitë shumë më të nxjerrë, më përpara, kurse dhëmbët e poshtëm janë në vendin e vet ose eventualisht të retruduar (më prapa), e që e thekson edhe më shumë diskrepancën. Kjo përcillet me inkompetencen e buzeve (kur buzët nuk mbyllen dot pa sforcim).

lexo më shumë

Mirësevini në ordinancën

specialistike “Ortodoncia”!

Takoni

Ekipin Tonë

Kontaktoni ordinancën tonë për të caktuar një vizitë me stafin tonë miqësor. Ne do t’ju ndihmojmë juve të vendosni cili lloj i trajtimit është më i miri për ju.

Mirdona
Shahini

Asistente Dentare

Kaltrina
Nikaj

Asistente Dentare

Egzona
Osmani

Asistente Dentare

Blenda
Pepaj

Asistente Dentare

Anita
Koliqi

Asistente Dentare

Kënaqësia me shërbimet

Pacientë / Vit

Intervenime të Specializuara

Vjet Eksperiencë

Informata
Financiare

Trajtimi ortodontik mund të ketë çmim të ndryshëm varësisht nga plani dhe nevojat individuale. Ne do të diskutojmë bashkë koston e trajtimit tuaj dhe të gjitha opcionet e pagesës, kështu që ju të bëni zgjidhjen më të mirë për ju dhe buzëqeshjen tuaj.

Çmimet

Metodat
Pagesës

Buzëqeshja juaj është e juaja përgjithmonë dhe ne duam t’ua lehtësojmë trajtimin ortodontik sa më shumë që është e mundur.

Pranojmë Visa, Visa Electron, Maestro dhe MasterCard.

Ju lutemi të na jepni sugjerime që i tërë trajtimi ortodontik të jetë një përjetim i këndshëm.

Metodat e Pagesës

Sigurimi
Mjeksor

Nëse keni sigurim dhe jeni të mbuluar edhe për ortodonci, ju do të përfitoni më zvogëlimin e kostos tuaj. Shumë kompani të sigurimeve përfshijnë edhe benefite orotodontike të përhershme, që janë të ndryshme nga sigurimet e zakonshme dentare. Ordinanca jonë është gjithnjë në dispozicion t’u ndihmojë në lidhje me sigurimin.

Sigurimi Mjeksor

Ordinancë Specialistike Stomatologjike

kushtet higjienike

Bllogu Ynë

Lajmet e Fundit

Sporti

Nëse merreni me sport, është shumë e rëndësishme që ju të konsultoheni me ne për masat mbrojtëse. Pothuajse gjithnjë rekomandohen gomat mbrojtëse për dhëmbë. Këto
Read more