Invisalign

Invisalign në Ordinancën Tonë!

Pyetje të Shpeshta
Rreth Invisalign

Ç’është trajtimi me Invisalign?

Ky është një proces I mbajtjes së një serie të maskerinave të tejdukshme dhe mobile (të lëvizshme), të cilat gradualisht i drejtojnë dhëmbët pa breketa dhe tela dhe pa asnje kufizim që është pasojë e breketava metalike.

Maskerinat e tejdukshme Invisalign janne plastikë fleksibile-më saktë material termoplastik special i patentuar si SmartTrack®, I krijuar ekskluzivisht për Invisalign. Maskerinat e tejdukshme Invisalign janë të aprovuara nga FDA dhe nuk përmbajne BPA, BPS, latex apo gluten. Janë të holla, të tejdukshme dhe puthosen shumë mirë në dhëmbë, që i bën pothuajse të padukshme.

Maskerinat Invisalign janë virtualisht të padukshme. Të tjeret mund të mos e vërejne që jeni duke i mbajtur. Ju mund ti hiqni gjatë ngrënjes dhe pirjes, larjes së dhëmbeve dhe përdorjes së perit dentar, apo në momente te veçanta. Nuk ka breketa metalike dhe tela të cilat mund ta iritojne gojën, apo të këputen, duke ju detyruar të shkoni në vizitë emergjente te mjeku juaj. Për dallim nga brendet tjera, maskerinat e tejdukshme Invisalign përbëhen nga materiali i patentuar SmartTrack, i cili është më komfor dhe puthoset më mire. Maskerinat Invisalign janë të punuara përgjatë vijës gingivale (mishi i dhëmbëve), për komfor dhe pamje më të mirë. Me këtë sistem të maskerinave të tejdukshme, më të avancuarin në botë, janë trajtuar mbi 14 milion buzëqeshje, duke përfshirë 3 milion buzëqeshje të adoleshentëve.

Çdo buzëqeshje është unike, prandaj për çdo trajtim Invisalign duhet filluar me konsultim. Gjatë konsultimit, ortodonti ju ndihmon të përcaktoni çfarë buzëqeshje mund të përfitoni me trajtimin Invisalign. Nuk mund të garantohet vetëm një lloj buzëqeshjeje, prandaj ju inkurajojmë ti diskutoni synimet tuaja me ortodontin gjatë konsultimit.

Për kë është trajtimi Invisalign?

Po! Trajtimi Invisalign mund të jetë zgjidhje e përsosur edhe për të rritur edhe për adoleshentë të cilët kërkojnë metodë virtualisht të padukshme për ta përmirësuar buzëqeshjen. Inovacioni jonë dhe teknologjia e avancuar e mundësojnë drejtimin e pothuajse të gjitha situatave të dhëmbëve të shtrembërt dhe problemeve me kafshim, nga rastet e thjeshta deri te ato komplekse, pa ndikuar në jetën tuaj. Duke ju falemnderuar pikës diskrete të kaltër në pjesën e jashtme të maskerinave (për adoleshentë), prindërit mund të sigurohen që femijët i mbajnë maskerinat sa duhet.

Si zhvillohet procesi i trajtimit?

Trajtimi Invisalign fillon me konsultim me ortodontin e trajnuar për Invisalign. Ortodonti do ta analizojë buzëqeshjen tuaj dhe pastaj do ta zgjedhë planin individual të trajtimit. Pastaj punohet plani/ Clin Check-u (video virtuale 3D) e cila paraqet lëvizjen e dhëmbëve dhe transformimin hap pas hapi të buzëqeshjes. Sapo ta aprovoni planin, do të porositet seria e maskerinave individuale. Ju do të mbani çdo set të maskerinave 20-22 orë në ditë, duke I ndërruar me set të ri çdo 1 deri 2 javë, sipas udhëzimit të ortodontit. Çdo set i maskerinave do ti lëvizë në mënyrë graduale dhëmbët tuaj, sipas planit të trajtimit, derisa ju të arrini buzëqeshjen e re të bukur.

Ekipi jonë I buzëqeshjes, mund tju ndihmojë me një ortodonti të trajnuar për Invisalign në afërsinë tuaj dhe t’ju përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja. Ju gjithashtu mund të gjeni nje ortodont-Invisalign duke e përdorur lokatorin online. Shumë ortodontë ofrojnë konsultime fillestare pa pagesë. Për të pasur përshtypje më të saktë, ndani pak kohë dhe gjeni ortodontin e duhur- dikë që ju bën të ndiheni komfor dhe që ka përvojën të cilën ju e kërkoni.

Ky ekip është një skuadër miqësore në Raleight, NC, për t’ju ndihmuar të filloni më lehtësi. Ata mund t’ju ndihmojne të caktoni një konsultim, të gjeni një mjek të trajnuar në afërsi, ose t’ju përgjigjen pyetjeve që keni.

Shumë ortodontë dhë dentistë janë të trjanuar për Invisalign, por jo të gjithë. Mjekët të cilët duan të ofrojne trajtim Invisalign duhet të përfundojnë trajnimin e specializuar për Invisalign. Ekipi jonë I Buzëqeshjes mund t’ju ndihmojë të gjeni një mjek të trajnuar për Invisalign

Vetëm pyetjet (ne e kemi një listë këtu për fillim). Gjithashtu merreni me vete historinë tuaj dentare dhe kartelen e sigurimit.

Gjatë konsultimit, ortodonti do të diskutojë synimet tuaja për drejtimin e dhëmbëve me ju dhe do të kontrollojë buzëqeshjen tuaj në menyrë që të përcaktojë nevojat tuaja individuale. Ortodonti juaj gjithashtu mund të përcaktojë edhe kohezgjatjen dhe çmimin e trajtimit. Ortodonti juaj sigurisht do të caktojë një termin për kontroll të dhëmbëve dhe pastrim, para se ju të filloni me trajtim Invisalign në mënyrë që të sigurohet që gingiva dhe dhëmbët janë të shëndosha dhe të parandalohen rreziqet e mundshme.

Kohëzgjatja e trajtimit varet nga shumë faktore, siç janë kompleksiteti I rastit tuaj, si dhe koha e mbajtjes së maskerinave (gjate ditës/24 h). Ortodonti juaj do ta përcaktojë saktësisht kohëzgjatjen sipas specifikave të rastit tuaj. Mesatarisht, trajtimet Invisalighn zgjatin 12-18 muaj, por ju mund të vëreni rezultat që në javët e para.

Ortodonti juaj do t’ju tregojë sa shpesh ti ndërroni maskerinat (kjo varet nga plani individual i trajtimit). Shumë ortodontë rekomandojnë ndërrimin e maskerinave çdo javë ose çdo të dytën javë.

Për rezultat më të mire, maskerinat Invisalign duhet të mbahen 20-22 orë në ditë, dhë hiqen vetëm gjatë ushqimit, pirjes së lëngjeve, larjes së dhembëve dhe përdorimit të përit dentar.

Mjeku juaj do të caktojë termine të rregullta, zakonisht një here ne 4-6 jave. Qëlimi I këtyre vizitave është të sigurohet që trajtimi juaj Invisalign zhvillohet sipas planit.

Trajtimi juaj Invisalign mund të ketë nevojë per SmartForce atachmenë, prizma-struktura të vogla me ngjyrë të dhëmbit të cilat ngjiten në sipërfaqen e dhëmbëve tuaj. Këto prizma shërbejne si dorëza, duke i mundësuar maskerinave mbështetje për shtypje të lehtë në mënyrë që dhëmbët të lëvizin me sasinë e duhur të forcës dhe këto i mundësojnë lëvizjet komplekse të dhëmbëve pa përdorimin e telave. Maskerinat e tejdukshme Invisalign puthosen butësisht dhe plotësisht përreth tyre, kështuqë ato pothuajse nuk vërehen. Jo të gjithë pacientët kanë nevojë për atachmenë. Nese ka nevojë mjeku do ti vendose në fillim ose gjatë trjatimit dhe do ti largojë kur nuk do të nevojiten më.

Trajtimet Ivsisalign janë të mundshme vetëm në një nofull, por duhet të konsultoheni me mjekun për nevojat tuaja individuale.

Sa kushton trajtimi Invisalign dhe cilat jane opcionet e pagesës?

Në bazë të kompleksitetit të rastit dhe numrit të kallepëve të nevojshem përcaktohet edhe Çmimi I trajtimit.

Shumë plane të sigurimit e mbulojne trajtimin Invisalign në mënyrë të njëjtë siÇ I mbulojnë aparatet ortodontike.Sigurimi juaj mund të paguajë një përqindjë të caktuar të trajtimit tuaj, ose shumë të caktuar.

Pse duhet të kem besim te trajtimi Invisalign?

Mbi 6 milion pacientë, dhe mbi 1.4 milion adoleshentë kanë përdorur Invisalign për ti transformuar buzëqeshjet e tyre.

Invisalign është sistemi më I avancuar I kallepëve të tejdukshëm për drejtim të dhëmbëve, I bazuar në zbulime të mbi dy dekadave. Për dallim nga aparatet fikse ortodontike, kallëpët Invisalign janë mobil (të lëvizshëm) dhe praktikisht të padukshëm. Nuk kanë tela dhe breketa, kështuqë nuk keni nevoje ta ndryshoni mënyrën si I pastroni dhëmbët dhe si e përdorni perin dentar. Gjithashtu mund të vazhdoni ti hani të gjitha ushqimet. Asnjë lloj tjeter I lallepëve të tejdukshëm nuk ështe I ndërtuar nga materiali SmartTrack. Kjo teknologji e avancuar e mundëson lëvizjen e dhëmbëve në mënyrë më te parashikueshme dhe mund ta përshpejtojë arritjen e buzeqeshjes suaj deri ne 50%. Mësoni më shumë për Dallimet e Invisalign-it ose shikojeni tabelën krahasuase të trajtimeve.

Të gjithë kallëpët Invisalign dhe retinerët, janë të përbëre nga polimerët termoplastik me peshë të lartë molekulare, te nivelit medicinal. Këto material janë përzgjedhur për kallëpe dhe retinerë duke u bazuar në karakteristikat dhe klasfikimet e sigurisë dhe kanë histori të gjatë të aprovimit nga FDA (Food and Drug Administration), për përdorim në trupin e njeriut. Testimet e bëra për determinimin e biokompatibilitettit të këtyre materialeve tregojnë që ato I plotësojne të gjitha standardet rregullatore dhe kriteriumet për përdorim në gojë. Duke u bazuar në njohuritë dhe testimet e materialeve bazë dhe proceseve të përdorura për prodhimin e kallëpëve dhe retinerëve, nuk kemi njohuri për asnjë përmbajtje të lateksit, parabens, ftalateve, glutaraldehideve, epoksi ose Bisfenol A (BPA) prezente në kallëpe apo retinere. Natyrisht, si në Çdo pajisje mjekësore, ju duhet të konsultoheni me profesionistët shëndetësor për përdorimin e kallëpëve dhe retinerëve në lidhje me rreziqet.

Align Technology, Inc., si kompani që prodhon kallëpe Invisalign, është themeluar me 1997.

Po, kallëpët Invisalign klasifikohen si Pajisje medicinale te Klases II nga FDA e SHBA-ve. Align Technology, Inc, ka marre aprovimin e nevojshem 510 (k) nga FDA per shitje dhe marketing të trajtimit më 1998.

Çka nëse kam mbajtur më parë aparate ortodontike?

E mundur! Mjekët po trjajtojnë një numër të konsiderueshëm të pacientëve më metoda të kombinuara. Konusltohuni me mjekun tuaj për ta përcaktuar qasjen më të mire për buzëqeshjen tuaj.

Po, kallëpët Invisalign mund të trajtojnë pothuajse të gjitha problemet e drejtimit të dhëmbëve, nga ato të thjeshtat deri te ato komplekse. Shumë pacientë që kanë mbajtur aprate fikse, zgjedhin Invisalighn si opcion diskret për përmirësimin e buzëqeshjes së tyre, pas lëvizjes që përjetojnë dhëmbët (pas heqjes së aparateve fikse).

Varet. Bisedoni me mjekun tuaj për punën që duhet të behet dhë vlerësimi do të bëhet individualisht.

Kallepët Invisalign janë të dizajnuar ti lëvizin dhëmbët individualisht. Meqenëse urat I bashkojne-lidhin disa dhëmbë, Invisalign mund të mos ketë efekt në këto raste.

Si do të ndikojë trajtimi Invisalign në jetën time?

Kallëpët Invisalign janë pothuajse të padukshëm. Të tjeret mund të mos I vërejnë që I mbani. Kjo e ben trjatimin Invisalign të pavërejtshëm në jetën tuaj të përditshme.

Po, ju mund ti hiqni (largoni) kallëpët INvisalign gjatë ushqimit pirjes së lëngjeve, pastrimit të dhëmbëve dhë përdorimit të perit dentar. Poashtu mund ti hiqni gjatë momenteve të veÇanta si martesat, intervju-të për punë, sportit, apo për instrumente muzikore. Vetëm mbani mend, duhet ti mbani 20-22 ore në ditë që të keni rezultatet më te mira.

Asnjë!! Kallëpët Invisalign janë mobil, kështuqë nuk ka kufizime në ushqim! Me aparate ortodontike tradicionale, duhet të kufizoheni në shumë ushqime të cilat mund ti dëmtojnë breketat, ose edhe të mbeten mes tyre.

Trajtimi Invisalign I lëviz dhëmbët tuaj duke aplikuar force të vogël, konstante, poor disa persona edhe mund të kenë ndjeshmëri gjatë ditëve të para të mbajtjes së setit të ri të kallëpëve. Pacientët e përshkruajne si presion dhe është normal- është shenjë që kallepët po funkcionojne dhe po e transformojnë buzëqeshjen tuaj. Ju luten vizitoni mjekun tuaj për Çdo brengë ose shqetësim.

Po. Gjatë procesit të lëvizjes së dhëmbëve, për shkak të ndryshimeve në strukturat përreth dhëmbëve dhe kockës, dhëmbët bëhen më të lëvizshëm. Sigurohuni të diskutoni Çdo shqetësim me mjekun tuaj.

Ju duhet ti mbani kallëpët Invisalign 20-22 orë në ditë që të arrini rezultat.

Mund të marrë disa ditë për gjuhën, që te adaptohet me prezencen e kalëpëve në gojë, prandaj mund të ketë një efekt të vogël. Por kjo duhet të zhduket shpejt.

Ne e diskurajojmë pirjen e cigars gjatë mbajtjes së kallepëve Invisalign, sepse kjo I ngjyros (zverdh) ato.

Jo, sakëzi do të ngjitet në kallëpe. Ne rekomandojmë heqjen e kallepeve gjatë të ushqyerit përfshirë këtu edhe sakëzin.

Pothuajse e pamundur, pa marre parasysh Çfarë bëni: gjume, të folur, qeshje etj. Kallëpët Invisalign janë të dizajnuar të puthosen mire më dhëmbët tuaj, kështuqë nuk duhet të shqetësoheni për këtë.

Përgjigjja varet nga kohëzgjatja e udhëtimit. Nëse nuk I keni mbajtur për kohë të shkurtë, kallëpët mund t’ju bëjne, por mund të jenë të pakëndshëm. Po të ketë kaluar shumë kohë, duhet të diskutoni me mjekun tuaj.

Si të kujdesem për kallëpët e mi?

Mënyra më e mire është duke përdorur Sistemin e pastrimit të Invisalign-it (Invisalign Cleaning System). Mund ta porositni online, ose përmes mjekut tuaj. Gjithashtu mund ti lani me brushë dhe me paste dhe ti shpërlani në ujë të vaktë. Kurrë mos përdorni ujë të nxehtë për kallëpët tuaj sepse mund ti dëmtoni dhë ti tkurrni plastikat.

Po. Prandaj ështe shummë me rëndësi ti lani dhëmbët pas Çdo shujte, para se ti vendosni kallëpët përsëri në gojë.

Po. Është shumë me rëndesi që gjithnjë të siguroheni që kallëpët të jenë të pastër para se ti vendosni në gojë. Kristalet e (Invisalign Cleaning Crystals) I mbajne kallepët tuaj të pastër, higjienik dhe të kthjelltë. Ato e largojne e edhe pllakun dentar për 15 minuta. Ju lutem mos përdorni ujë të nxehtë asnjëherë për kallëpë sepse ato deformohen përgjithmonë.

Nëse e thyeni ose e humbni kallëpin, menjëherë lajmerojeni mjekun tuaj, në mënyrë që të vazhdoni me planin e terpaisëe paa ndërprerje, e që mund te shkaktojë mbajtjen e kallëpëve paraprak, derisa zëvendësimi të porositet.

Të gjithë kallepët dhe retinerët duhet të porositen përmes mjekut tuaj, sepse këto konsiderohen si pajisje me përshkrim (recete) Ju lutem kontaktoni mjekun tuaj direct nëse keni nevojë për zëvendësim.

Çfarë ndodh pas përfundimit të trajtimit Invisalign?

Shumica e mjekëve rekomandojnë përdorimin e reinerëve për të parandaluar lëvizjet e dhëmbëve në pozitë te mëparshme. Çdo rast ështe I ndryshën=m, prandaj pyeteni mjekun tuaj nëse keni nevojë për retiner.

Megjithëse ka shumë lloje të retinerëve, në rekomandojmë Vivera Retinëet. Këto janë praktikisht të padukshmë dhe përbëhen ngaa materiali baze 30 % më I forte se materialet tjera konkurente, e që ndihmon që ta mbani buzëqeshjen tuaj të re. Retinerëet Vivera punohen sipas masës individuale digjitale duke përdorur teknologjinë e avancuar për kallëpët e tejdukshëm.

Kontaktoni me mjekutn tuaj për më shumë informata në lidhje me retinerët Vivera, sepse Çmimi është individual. Të gjithë retinerët Vivera do të kenë edhe një set rezervë, në ras se e humbni të parin. Si I porosity retinerët Vivera? Ju mund ti porositni retinerët Vivera përmes mjekut tuaj. Sa kohë do t’më duhet ti mbaj retinerët Vivera? Mjeku juaj do t’ju japë udhëzimë specifike për kohëzgjatjen e mbajtjes së retinerëve. Në villim zakonisht mbahen tërë kohën, e pastaj sipas udhëzimit të mjekut, koha e mbajtjes zvogëlohet radualisht, derisa ti mbani vetëm natën.