Single service

Aparatet Mobile

Aparatet mobile mund të vendosen e të zhvendosen nga goja. Ato mbahen në gojë për interval të caktuar të kohës. Përbëhen nga telat dhe shtrafat të cilat i mban së bashku akrilati, i cili paraqet bazën e aparatit. Diapazoni i lëvizjeve të mundshme me këto aparate është i kufizuar, por në raste të lehta, ato mund të jenë efektive.

Këto aparate kanë disa përparësi:

– Janë më të lira,

– Nuk mbahen tërë kohën, por vetëm një kohë të caktuar gjatë dites (24 orëve). Natyrisht , sa më shumë që mbahen, aq më shpejt do të ketë efekt dhe aq më stabil do te jetë rezultati i arritur.

– Në raste të veçanta aparati mund të zhvendoset nga goja,

– Këto planifikohen dhe punohen në laborator, kështuqë e zvogëlojnë edhe kohën për dorëzim, ose aplikim të tyre

Mangësitë e aparateve mobile janë:

– Efekt i këtyre aparatëve është shumë i kufizuar

– Komplianca- mbajtja e tyre varet nga vetë pacienti,

– Pacienti duhet ti përmbahet këshillave për mënyrën dhe intervalin e mbajtjes së aparatit, përndryshe do të ketë recidiv (kthim të situatës së mëparshme), kështuqe mund të ketë nevojë për punimin e aparatit të ri. Kjo mund ta komplikojë tërë procesin jo vetëm financiarisht, por edhe në aspekt të demotivimit të pacientit (fëmijes) dhe prindërve.

Këto aparate gjithashtu mund të përdoren në fazë ndihmëse, përgaditore për tretman fiks, si dhe në kombinim me hedger, ose si pregaditje për aparate funkcionale.

Në përgjithësi, po vërehet një rënie e përdorimit të tyre si pasojë e efektit te tyre të limituar.