Me vendosmërinë më të madhe ne jemi të përkushtuar të përcaktojmë cila zgjidhje terapeutike ju përshtatet specifikave dhe nevojave tuaja individuale. Buzëqeshja juaj është prioriteti ynë!
ORDINANCA SPECIALISTIKE “ORTODONCIA”
Për Ortodoncinë
dhe Tretmanet
Ortodoncia është degë e stomatologjisë e cila merret me studimin e rritjes së dhëmbëve, nofullave dhe fytyrës dhe me studimin dhe trajtimin e malokluzioneve (dhëmbëve të shtrembërt-kafshimeve të çrregullta). Fjala Ortodonci ka origjinë Greke, nga fjalët ortos-drejtë ose i/e rregullt dhe nga fjala odus- dhëmb. Malokluzionet mund të paraqiten për arsye gjenetike, ose te shkaktohen nga faktorët e jashtëm. Ato mund të manifestohen si çrregullim i rradhitjes së dhëmbëve, disproporcion i dhëmbëve ose/dhe i nofullave, diskrepancë e raporteve ndërnofullore etj.
Edward Angle (Eduard Engël), nje dentist Amerikan, ishte i pari jo vetëm që e definoi Ortodoncinë si një lëmi të re, por gjithashtu dha një kontribut të madh në zhvillimin e mëtutjeshëm të ortodoncisë. Ai konsiderohet si “Babai i Ortodoncisë”.
Ortodoncia ka evoluuar gjatë shekullit XX, e posaçerisht në vitet e para të këtij mileniumi. Teknika të reja dhe materiale moderne e kanë përmirësuar tërë procesin, si në pikëpamje diagnostike, ashtu edhe në atë terapeutike.
Për Fëmijë dhe të rritur
Më së miri është që fëmijët të vizitojn[ ortodontin deri në moshën 7 vjeçare, në mënyrë që të të marrin mendim për trajtim eventual ortodontik. Molarët e parë të përhershëm (dhëmballa e parë) dhe incizivët (4 dhëmbët e përparmë) zakonisht kanë dalë deri në këtë moshë dhe mundësojnë vlerësimin e problemeve eventuale. Kur trajtimi fillohet herët, ortodonti mund të orientojë rritjen e nofullave dhe daljen e dhëmbëve të përhershëm. Trajtimi i hershëm mund ta rregullojë gjerësinë e harkut të sipërm dhe të poshtëm, mund të krijojë hapësirë për dhëmbët e përhershëm, mund ta eliminojë nevojën për ekstrakcionin (nxjerrjen) e dhëmbëve të përhershëm, mund ta reduktojë shansën e impakcionit (kur dhëmbët mbeten në nofullë- nuk dalin), të korrigjojë thithjen e gishtit/gishtërinjëve dhe të eliminojë gëlltitjen abnormale, ose problemet në të folur. Me fjalë të tjera, trajtimet e hershme mund të eliminojnë, ose lehtësojnë trajtimet eventuale në të ardhmen.
Planifikimi i hershëm mund t’ju shpëtojë buzëqeshjen në të ardhmen
Fëmijët rriten shpejt dhe mund të përfitojnë shumë nga trajtimet ortodontike me ndihmën e aparateve të cilat e orientojnë rritjen e nofullave. Kështu, mund të krijohet një bazë e mirë e cila siguron hapësirë adekuate për të gjithë dhëmbët e përhershëm. Kjo mund të parandalojë ekstrakcionin(nxjerrjen) e dhëmbëve të përhershëm dhe mund të korigjojë dendësinë dhe/ose procedurat kirurgjike. Nëse këto situata lihen të patrajtuara deri në momentin e daljes së dhëmbëve të përhershëm, mund të ketë si pasojë diskrepancë aq të madhe të nofullave sa që edhe me terapi fikse mund të jetë vështire të arrihet rezultat ideal.
Trajtimet ortodontike mund të aplikohen në çdo moshë. Të rriturit e çmojnë edhe më shumë buzëqeshjen e bukur. Një në pesë pacientë në ortodonci është mbi 21 vjeç. Operacionet kirurgjike të nofullave janë të nevojshme më shpesh te të rriturit, për arsye se nofullat e tyre e kanë përfunduar rritjen. Të rriturit poashtu mund të kenë përjetuar ndonjë dëmtim, ose humbje të dhëmbëve dhe strukturës kockore e cila i rrethon dhe mund të kenë nevojë për trajtim parodontologjik (për mishin e dhëmbëve dhe strukturën fqinje), para, gjatë dhe/ose pas trajtimit ortodontik. Humbja e kockës mund të kufizojë gjithashtu sasinë dhe drejtimin e lëvizjes së dëshiruar të dhëmbëve.
Një rol tjetër shumë i çmuar është trajtimi ortodontik ndihmës në rastin e pacientëve të protetikës. Këto lloj trajtimesh përgatisin (forcojnë) dhëmbët për konstrukcione protetike.
Analizat-të dhënat individuale për çdo rast e përcaktojnë trajtimin tuaj unik
Dosja me të dhëna ortodontike është e nevojshme për ta përcaktuar llojin e trajtimin, aparatet të cilat do të përdoren, kohëzgjatjen e trajtimit dhe frekuencën e vizitave. Të dhënat përfshijnë: modelet e dhëmbëve, rentgenin e nofullava dhe dhëmbëve-Ortopanin dhe fotografitë. Në raste të veçanta është i nevojshëm edhe Cefalogrami (rentgeni i kokës, kryesisht në profil).
Takoni
Ekipin Tonë
Kontaktoni ordinancën tonë për të caktuar një vizitë me stafin tonë miqësor. Ne do t’ju ndihmojmë juve të vendosni cili lloj i trajtimit është më i miri për ju.
Kënaqësia me shërbimet
Pacientë / Vit
Intervenime të Specializuara
Vjet Eksperiencë
Dr. Leke Jakupi është një profesionist i dalluar në fushën e stomatologjisë!
Fal punës së Lekës do të buzëqeshi lirshëm.
Sinqerisht faleminderit Lekë!
Të faleminderit Dr. Leke Jakupi për rregullimin e dhëmbëve, me përkushtim dhe me profesionalizëm të lartë.
Another visit to the dentist!Thanks to Dr. Leke Jakupi for your work and care.