Trios 3 Shape Skeneri IntraOral në Ordinancën Tonë!
Trios 3 Shape
Skeneri IntraOral
Skener inovativ intraoral dhe wireless.
Metoda më e avancuar për marrjen e masës së dhëmbëve.
Në ortodonci dhe kirurgjinë ortognatike, përdorimi i modeleve të sakta, është parakusht për vendosjen e diagnozës dhe planit të saktë të trajtimit, si dhe për vëzhgimin e progresit të trajtimit.
Ç’është masa digjitale?
Masa digjitale ështe skenim digjital që krijon një hartë precize të dhëmbëve dhe gojës, të cilën ju dhe dentisti mund ta shikoni në monitorin e kompjuterit.
Masa digjitale merret duke e përdorur një kamerë me formë të shkopit, e cila futet në gojë dhe pastaj lëvizet gradualisht duke fotografuar sipërfaqet e dhëmbëve dhe gojën.
Kjo merr me qindëra ose mijëra fotografi dhe i kombinon ato në një strukturë/model 3D.
Shumica e sistemeve për masa digjitale kanë monitor në të cilin paraqiten imazhet duke u fotografuar.
Kjo metodë është minimalisht invazive dhe shumë precize.
Gjithashtu është përvoje shumë më këndshme në krahasim me atë tradicionale.
Marrja tradicionale e dhëmbëve merret me lugë speciale e cila mbushet me material (alginat ose lloj silikoni) dhe pastaj vendoset në gojë duke e shtypur në qiellzë.
Fatmirësisht, masa digjitale është shumë më pak invazive dhe nuk e ngacmon refleksin e vjelljes. Gjithashtu, kjo është një zgjidhje për ata të cilët shqetësohen sapo ta shohim dentistin.
Kohëzgjatja
Marrja e masës digjitale merr përafërsisht një minutë e gjysmë.
Benifitet e masës digjitale
Masa dijgitale ofron shumë benifite siç janë:
Skenimi 3D është shumë më komfor, më pak shqetësues për pacientët dhe ekipin dentar. Ata të cilët e kanë të theksuar refleksin e vjelljes ndaj ngacmimeve nga materialet për marrjen e masës, ose ndjeshmërinë në të ftohtë, gjatë marrjes së masës digjitale mund të relaksohen.
Kualiteti i imazheve/masës i zvogëlon dhe kufizon gabimet dhe deformimet në krahasim me masat konvencionale.
Kohëzgjatje e shkurtuar në karrike.
Pa përjetim të refleksit të vjelljes dhe shijeve të padurueshme
Pacientët e çmojnë teknologjinë dhe sensin artistik në kujdesin dentar, kështu që ata angazhohen dhe informohen më shumë sa janë në karriken dentare.
Masa digjitale mund të ruhet në kompjuter pafundësisht. Kjo kursen hapësirë, kontribuon në ruajtjen efikase të të dhënave dhe eliminon dokumentacionet fizike.
Gjithashtu, mundëson që të dërgohen me email në laborator për dallim nga metoda konvencionale me postë ose fizikisht.
Eko -Stomatologjia e gjelbër që nënkupton eliminimin e enëve plastike dhe materialeve për masa, të cilat e ndotin ambientin.