zbardhja e dhëmbëve

Zbardhja e dhëmbëve në klinikë ka disa përparësi të rëndësishme dhe vendimtare. Këtë proces e kryen stomatologu i cili ka kualifikim adekuat si dhe është i pajisur me njohuri të shumta rreth procesit. Stomatologu në mënyrë profesionale kontrollon efektet e zbardhjes gjithmonë duke pasur parasysh se disa nga dhëmbët zbardhen më lehtë sesa disa të tjerë. Për të arritur zbardhjen paralele dhe proporcionale nevojitet aftësia e stomatologut dhe planifikimi i duhur, pasi që stomatologut i nevojitet 1-2 orë, kurse pacientit i nevoitet disa herë më tepër. Efektet e zbardhjes së dhëmbëve varen direkt nga përgatitja e dhëmbëve për zbardhje (pastrimi profesional i gurëve të dhëmbëve, pllakut dental, pigmentimeve të dhëmbëve dhe lustrimit profesional të dhëmbëve) si dhe nga mbrojtja profesionale e mishit të dhëmbëve gjatë procesit të aplikimit të preparatit të zbardhjes.

Zbardhja ështe një procedurë rutinore estetike e cila aplikohet më tepër se 40 vite ne Amerikë dhe Europën perëndimore.

Më tepër se 20 vite bëhen analiza dhe mbikqyret procesi i zbardhjes së dhëmbëve dhe me siguri të plotë mund të konkludohet se zbardhja e dhëmbëve nuk ka efekte negative apo efekte anësore destruktive. Zmalti i dhëmbëve nuk ndryshon,nuk paraqitet demineralizimi dhe nga dhëmbët nuk nxirren humbin substancat minerale. Edhe sistemet e vjetra të zbardhjes me dozime jo adekuate nuk kanë treguar efekte negative rreth zmaltit dhe mineraleve të dhëmbëve.Kurse te këto sisteme të vjetra është bërë zbardhja e tepërt e dhëmbëve dhe pas kësaj është paraqitur ndjeshmëria e dhëmbëve.Peroxidi zbërthehet në ujë dhe oksigjen aktiv. Hidrogjeni përdoret më tepër se 50 vite në stomatologji, dhe nuk janë konstatuar efektet negative në dhëmbë gjatë përdorimit të tij. Në vargun e intervenimeve kozmetike stomatologjike, zbardhja e dhëmbëve është procesi i cili bindshëm më së paku shkakton dhembje, efekte negative dhe anësore.

Efekti i zbardhjes varet nga disa faktorë themelor. Normalisht efekti i zbardhjes zgjat 3 deri 4 vjet e pas kësaj periudhe dhëmbët fillojnë lehtë të errësohen.Një fakt është shumë i sigurtë se dhëmbët nuk do të këthehen në ngjyrën fillestare siç kanë qenë para se të zbardhen dmth. Gjithmonë dhe në të gjitha rastet do të jenë më të bardhë sesa kanë qenë para zbardhjes.Efekti i zbardhjes së dhëmbëve varet nga shurnë faktorë por më së tepërmi nga konsumimi i produkteve të cilat posedojnë ngjyra, lëngjet e gazuara dhe duhani, gjithmonë duke pasur parasysh mbajtjen adekuate të higjienës së gojës dhe dhëmbëve. Praktika tregon që sipas dëshirës së pacientit, pas vitit të tretë mund të përsëritet zbardhja e dhëmbëve e cila do të jetë më efektive sesa ajo paraprake si dhe për qëllim që të rnbahet efekti i dhëmbëve të bardhë dhe kontinuiteti i shkëlqimit të tyre.

Pas tretmanit të parë të zbardhjes i cili zgjat deri në 3 vjet mund të parashrohet nevoja e përsëritjes së procesit zbardhues. Disa pacientë dëshirojnë që ky proces të përsëritet më shpesh dhe është konstatuar se në raste të këtilla procesi i zbardhjes mund të aplikohet çdo vit pa pasur asnje efekt negativ për dhëmbet dhe shëndetin e pacientit.

Pas procesit të zbardhjes së dhëmbëve te një numër shume i vogël i paciëntëve paraqitet ndjeshmëria ndaj ftohtit ,nxehtit,tharrtirës dhe kontaktit të brushës me dhëmbët e cila dukuri definitivisht zhduket 24 orë pas procesit të zbardhjes së dhëmbëve.Për rastet e tilla duhet medoemos të bëhet desenzibilizimi i dhëmbëve pas procesit te zbardhjes e në raste extreme të përshkruhen medikamente adekuate.

Ekziston një teori që thotë se dhëembet më lehtë fitojnë ngjyrë pasi njëherë të jenë zbardhur por këto janë dokrra sepse pas eksperimentimeve në seanca zbardhuese është konstatuar se dhëmbët zbardhen edhe 3 ditë në vazhdim pas përfundimit të séances. Duke pasur parasysh se meterjet aktive te gellit zbardhues vazhdojn te ndikojnë një kohë të caktuar. Javën e parë pas procedurës zbardhuese duhet rigorozisht të mos konsumohen substanca të cilat përmbajnë ngjyrë (cokollata,gjellërat me mëlmesa të forta),pijet gazuese me ngjyrë dhe verërat si dhe ushqimet me dozë te lartë të tharrtirës ose me shumë sheqer.

Disa dhëmbë të devitalizuar përfitojnë ngjyrë të hirtë apo ngjyrë kafe te mbyllur e cila është pasojë e pastave jokualitative për mbushjen e kanaleve ose gjakderdhjes në kanale të rrënjës. Edhe në rastet kur dhëmbi erret nga mbushja (pllomba)gjat kohës errësohet edhe me tej dhe humb pamjen estetike natyrale. Në rastet e lartëcekura aplikohet e ashtuquajtura zbardhje e brendshme e dhëmbit të devitalizuar. Zbardhja e brendshme bëhet me disa seanca duke vendosur gell më të koncentruar në hapsiren e pulpës së dhëmbit dhe duhet të mbyllet brenda për disa ditë dhe të përcillet arritja e efektit të zbardhjes rregullisht derisa dhëmbi të zbardhet.

Kurorat e porcelanit dhe mbushjet (pllombat) nuk ndikohen aspak nga materiet zbardhuese. Pllombat brenda 2-3 vitesh përfitojne ngjyrë (errësohen) nga ushqimi dhe pijet dhe për këtë arsye është e nevojshme që kohë pas kohe ato të zëvendësohen. Për të arritur harmonin e zbardhjes te pacientët të cilët posedojnë pllomba ,paraprakisht pllombat duhet të zëvendësohen me mbushje të përkohshme e pas arritjes së efektit përfundimtar të zbardhjes vendosen pllombat e reja, adekuat ngjyrës së re të dhëmbeve. Procedura e njejtë vlen edhe për anëtarët e porcelanit.

Mirësevini

në ordinancën specialistike "ortodoncia"