Është një gjendje e cila paraqitet kur disa dhëmbë, më shpesh dhëmbët frontal-të përparmë, nuk kontaktojnë me dhëmbët e nofullës së kundërt, kështuqe në kafshim mbetet hapsire mes tyre. Gjenetika mund të krijoje situata ku nofulla e poshtme dhe e sipërme nuk janë me formë të rregullt. Thithja e gishtit dhe e gjuhës, interponimi (futja e gjuhës ndërmjet buzëve) janë shprehi të cilat mund të kenë efekt në zhvillimin e kafshimit të hapur.
Shumë persona me këtë problem, të shprehur mesatarisht ose rëndë kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Gjithashtu në koordinim me operacionin duhet të planifikohet edhe tretmani orotodontik, që të arrihet efekti optimal te këta pacientë.