Single service

Aparatet Fikse

Breketa ështe një element metalik ose prej porcelanit, qe shërben si “dorzë” e cila mundëson kapjen dhe kontrollimin e lëvizjes të secilit dhëmb në veçanti.

Unaza ështe nje element në formë të unazes e cila vendoset në dhëmballa, ose nganjeherë edhe në paradhëmballa.

Harku është një “tel” i përbëre nga legurat-aliazhet speciale në formë të shkronjes U që mundëson drejtimin dhe lëvizjen e dhëmbëve. Gjatë vizitave në faza të caktuara të tretmanit harku nderrohet sip

as nevojave individuale. Harkun e mban në hulline e breketes ligatura metalike, ose e gomës (me ngjyra të ndryshme).

Kur harku lidhët më breketa deformohet lehtë. Gjatë kohës së veprimit ai tenton të kethehet në formën fillestare dhe i bart me vete edhe dhëmbët të cilët në këtë mënyrë lëvizin. Dhëmbët lëvizin optimalisht 1-2 mm në muaj.

Gjatë fazave të caktuara të tretmanit pacientëve mund t’ju përshkruhet mbajtja e gomave elastike.Këto unaza të vogla elastike kapen në grepa në dhëmbë të caktuar dhe manifestojnë një force e cila bartet në dhëmbë dhë i lëviz ata në drejtim specific. Në mënyrë që kjo force të mbetet konstatnet, gomat duhet të mbahen sipas përshkrimit.