Single team

Lekë
Jakupi

Specialist i Ortodoncisë

Unë ndihem shumë me fat që merrem me ortodonci dhe në këtë mënyrë më është dhënë mundësia që të ndihmoj të tjerët me rregullimin e dhëmbëve si edhe përmirsimin e pamjes së tyre.

Në përgjithësi Stomatologjia është një profesion shumë i këndshëm, e posaçërisht Ortodoncia është kulminacioni. Kjo është dega më precize, më delikate dhe më elegante e Stomatologjisë, sepse paraqet kombinim të Artit dhe Shkencës. Është një lëmi që kërkon planifikim dhe angazhim të madh, por në fund rezultati i terapisë është dicka e mmrekullueshme e cila e justifikon të tërë procesin.

Synimi im është që unë ta kem ordinancë moderne, sipas standardeve perëndimore dhe me një qasje të afërt dhe sa më të bashkëkohore ndaj pacientëve.

Jam krenar që kam shansën të kontribuoj në vendin tim duke ofruar kujdesin më kualitativ ortodontik.

Edukimi dhe Edukimi i Vazhdueshëm

Unë kam diplomuar në Univerzitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë, ne Prishtinë, Kosovë.

Kam Specializuar në Univerzitetin Sh. Kirili dhe Metodi, Fakulteti i Stomatologjisë, në Shkup, Maqedoni.

Jam anëtar i :

  • Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës
  • Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Maqedonisë
  • Odës së Stomatologëve të Republikës së Maqedonisë

Gjatë specializimit, kam ndjekur një numër seminaresh, simpoziumesh dhe kongresesh të Stomatologjisë dhe Ortodoncisë.